Maqedonia e Veriut regjistron 234 raste të reja me COVID dhe 25 viktima
Vijon të jetë i lartë numri i viktimave dhe i rasteve ditore të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 234 raste të reja nga 2 907 testime, ndërsa kanë humbur jetën 25 persona.
Prej rasteve të reja 83 janë në Shkup, Kumanovë 27, Manastir 16, Tetovë 14, Strumicë 13, Shtip dhe Vinicë 9, Kërçovë 7, Prilep dhe Veles 6, Gostivar, Strugë dhe Koçani 5, Ohër 4, Radovish, Krushevë dhe Demir Hisar 3, Probishtip, Bogdanci dhe Demir Kapi 2, Kavadar, Gjevgjeli, Negotinë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë dhe Pehçevë 1.
Nga ana tjetër autoritetet mjekësore theksojnë se janë shëruar 786 pacientë të cilët më herët ishin të infektuar me virus.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 153.694 pacientë, prej të cilëve 137.331 janë shëruar dhe 5.067 kanë humbur jetën.