Maqedonia e Veriut regjistron 54 raste të reja me koronavirus, 908 të infektuar në total
Bota E Martë, 14 Prill 2020 12:42
Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe 54 raste të reja me Covid-19 pas 710 testimeve të kryera 24 orët e fundit.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25 raste, Shtip 1 rast, Prilep 10 raste, Tetovë 1 rast, Veles 2 raste, Gostivar 1 rast.
Me rastet e fundit numri i personave të prekur Covid-19 shkon në 908.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritu në 44.