Maqedonia e Veriut regjistron 8 vdekje dhe 314 raste të reja me COVID

Maqedonia e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 8 pacientë kanë humbur jetën.

Sipas autoriteteve shëndetësore nga 2,161 teste të kryera, 314 persona kanë realizuar pozitivë me COVID-19.

Bëhet me dije se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë.

Kurse numri i rasteve aktive deri sot, që prej fillimit të pandemisë është 7.654.

SHKARKO APP