Maqedonia e Veriut rihap kufijtë më 26 qershor

Shkup

Maqedonia e Veriut do të rihap kufijtë pa kushte duke filluar nga 26 qershori. Vendimi i Shkupit përfshin edhe heqjen e kushteve të mëparshme që duhej të përmbushnin ata që hynin në vend.

Duke filluar nga 26 qershori në kufij nuk do të kërkohet më as test PCR, për të vërtetuar se nuk je i prekur nga infeksioni i koronavirusit dhe as vetoizolim 14 ditor, në bazë të së cilit Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit kishte përgatitur një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohej nga Ministria e Brendshme.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit. Deri tani totali i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid është 5311.

SHKARKO APP