Maqedonia e Veriut rihap sot kufijtë tokësorë me kushte: vetizolim ose karantinë shtetërore për 14 ditë
Maqedonia e Veriut nga sot hap kufijtë tokësorë për herë të parë prej mbylljes nga pandemia.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se kufijtë tashmë janë të hapur por masat e mëparshme mbeten ën fuqi.
Për ata që duan të hyjnë në Maqedoninë e Veriut duhet një test PCR jo më i vjetër se 72 orë që të jetë negativ do të duhet një vetizolim i detyrueshëm për 14 ditë. Ndërkohë në rast se testi del pozitiv atëhere personat do të çohen në karantinë shtetërore.
Por pa problem do të lejohen turistët e huaj të cilët do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut por që duhet të qëndrojnë në vend jo më shumë se 5 orë.