Maqedonia e Veriut shënon 2 viktima nga COVID-19, bie numri i të infektuarve në 24 orët e fundit
Bota E Premte, 15 Maj 2020 16:18
Dy viktima janë shënuar sot nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për dy të moshuar që kanë qenë prej kohësh në spital kurse numri i të infektuarve ka rënë.
Sot Maqedonia e Veriut regjistroi gjithsej 17 raste të reja me COVID-19 kurse 16 të tjerë u shëruan. Kjo do të thotë se 1740 raste ka regjistruar deri më sot Maqedonia e Veriut nga fillimi i epidemisë kurse 1 mijë e 251 janë shëruar.