Maqedonia e Veriut toleron në masat ndaj COVID-19: Të sëmurët kronikë mund të kthehet në vendet e punës

Maqedonia e Veriut duket se do të rikthejë së shpejti në vendet e punës të sëmurët kronikë.

Propozimi ka ardhur pikërisht nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që ka lejuar një tolerim të tillë duke ia dorëzuar draftin qeverisë.
Por propozimi nuk do të vlejë për ata që kanë një raport të posaçëm nga mjeku specialistë për sëmundjen.

Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc më të lehtësuar se vendet e tjera sa i përket COVID-19 në këtë fillim shtator. Por ndërkohë qeveria pritet të marrë edhe një tjetër vendim, nëse do të lejojë ose jo prindërit e fëmijëve të moshës deri në 10 vjeç. Ndërkohë vijon lirimi nga puna i grave shtatzëna.

SHKARKO APP