Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 8 ditë të tjera

Presidenti Stevo Pendarovski pas propozimit të Qeverisë për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, solli vendim për gjendje të jashtëzakonshme edhe për 8 ditë të tjera, deri më 22 qershor.

Vendimi, siç raportohet nga Zyra e Presidentit, është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria, dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori deri më 22 qershor të vitit 2020.

– Partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020. Në këtë drejtim, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në kontekstin e virusit Korona të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP