Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet e parakohshme në kohë pandemia, ja si paraqitet situata

Procesi i votimeve në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar i qetë raportojnë mediat vendase.

Autoritetet policore thonë se kanë qenë të rralla rastet e tentimeve nga ana e disa qytetarëve për transport të organizuar votuesish apo fotografim fletëvotimesh.

Autoritetet deklarojnë se protokollet shëndetësore janë një përgjegjësi shtesë për votuesit. Këto zgjedhje të parakohshme janë të parat zgjedhje që zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme për shkak të krizës disa mujore tashmë me koronavirusin.

Procesi i votimeve në Maqedoninë e Veriut mbyllet në orën 21:00.

Deri në ora 13:00, gjithsejtë kanë votuar 432 026 qytetarë apo 23.81% e votuesve. Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka pjesemarrjen më të madhe të votuesve deri në oren 13:00, ndërsa pjesemarrja më e ulët është regjistruar në njësinë e 6 zgjedhore me vetëm 15.58%

Njësia e Parë Zgjedhore 27.09 %
Njësia e Dytë Zgjedhore 21.64%
Njësia e Tretë Zgjedhore 28.92%
Njësia e Katërt Zgjedhore 27.45%
Njësia e Pestë Zgjedhore 23.11%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 15.58 %

SHKARKO APP