Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO
Pas lajmit të mirë nga BE-ja, një tjetër lajm i madh vjen në këtë kohë të pandemisë së Covid-19. Maqedonia e Veriut është zyrtarisht nga dita e sotme anëtarja më e re e NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish. Pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku” tha Stoltenberg. Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, më 30 mars.