Mariupoli është kthyer në një geto mesjetare
Lufta ruse në Ukrainë vijon. Maripoli është një nga qytetet ukrainas më të prekur nga pushtimet ruse ku mijëra civilë janë vrarë e ku tashmë qyteti duket si një grehinë nga bombardimet që vazhdojnë.
Sot një tjetër problem ka lindur “në qytetin e vështirësive” të mëdha pasi është ngritur alarmi se mbi 10,000 njerëz mund të humbin jetën për shkak të sëmundjeve dhe kushteve higjenike.
Kryebashkiaku i qytetit Vadym Boychenko, thotë se banorët e kanë shndërruar Mariupolin në një geto mesjetare. Pa ilaçe dhe trajtim mjekësor, pa rivendosjen e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve adekuate, në qytet do të shpërthejnë epidemitë duke shkaktuar rritjen e vdekshmërisë.