Mariupoli nuk dorëzohet, por Rusia teston super raketën
Luftëtarët e Mariupol nuk i’u bindën ultimatumit të Rusisë për të lënë armët dhe për tu larguar nga qyteti. Rusët u kërkuan për të disatën herë ushtarëve ukrainas që të linin armët dhe ata do i’u kursenin jetën, por kjo nuk ndodhi.
Mariupol tani është një pikat më të nxehta të luftës, ku beteja më e ashpër po zhvillohet në fabrikën e azovstal. Pikërisht në këtë fabrikë, në tunelet e saj nën tokë thuhet se kanë gjetur strehë mijëra njerëz.
Një ushtar ukrainas bëri një lutje urgjente për ndihmë duke thënë se këto mudn të ishin ditët apo ndoshta dhe orët e tyre të fundit. Putin tha se Rusia do ti arrijë qëllimet e saj në Donbas në mënyrë që njerëzit atje tha ai ti rikthehen asaj që ai e quajti jetë normale.