Mark Zuckerberg dëshmon përpara qeverisë amerikane në lidhje me pikëpyetjet e shumta për monedhën dixhitale Libra

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg është duke dëshmuar përpara Komitetit të Shtëpisë së Bardhë për Shërbimet Financiare, ku është mbuluar me “breshëri” pyetjesh nga ligjvënësit amerikanë për projektin Libra, një kriptomonedhë e menduar nga Facebook se do të jetë valutë globale dhe metodë pagesash e përdorueshme nga të gjithë.

Facebook dhe drejtuesi i saj Zuckerberg kanë pasur shumë probleme kohëve të fundit me ligjin nëpër botë duke filluar nga skandali “Cambridge Analytica” ku të dhënat e përdoruesve së Facebook shiteshin nga kjo kompani për të influencuar mbi zgjedhjet amerikane, duke vazhduar deri tek gjoba 122 milionë dollarëshe që kompania mori nga ligjvënësit e BE-së, për deklaratat e rrema të bëra nga zyrtarët e rrjetit social mbi blerjen WhatsApp.

Në këtë mënyrë monedha dixhitale Libra që thuhet se ka potencialin të rindërtojë nga e para sistemin financiar global, po përballet me mosmarrëveshje dhe skepticizëm nga të gjithë njerëzit e botës bankare, politikanëve e ligjvënëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga senatorët amerikanë për besueshmërinë në mbrojtjen e të dhënave të kësaj monedhe, Zuckerberg është shprehur se ai e kupton situatën e rëndë ku Facebook ndodhet për momentin dhe në qoftë se do ishte ndonjë kompani tjetër ky projekt do të ecte përpara me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej në dëshminë e tij, Mark është shprehur se është gati të presë deri sa të marrë miratimin e të gjithë ligjvënëse duke i shteruar të gjithë pikëpyetjet e tyre mbi projektin e tij. Ai gjithashtu ka thënë se Kina nëpërmjet partneritetit publik-privat po ecën me hapa marramendës për të sjellë një monedhë dixhitale në treg.

Më tej i pyetur se pse partnerë mjaft të njohur botërorë si Paypal, Visa dhe Mastercard e kanë braktisur Librën, Zuckerberg u përgjigj se ai beson që kjo ka ndodhur për shkak se është “projekt i rrezikshëm” që është shoqëruar me shumë pikëpyetje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?