Marrëdhënie me nxënësin e mitur, mësuesja i dërgoi foto topless: Më kanë hakeruar llogarinë
Kandice Barber e cila është një mësuese e martuar britanike, thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshent 15-vjeçar. Sikurse shkruajnë mediat e huaja, ajo i dërgoi atij foto topless në Snapchat, të cilat më pas u shpërndanë tek të gjithë nxënësit e shkollës, por tashmë kjo çështje ka përfunduar në gjykatë.
Dyshohet se 35-vjeçarja është shtatzënë me foshnjën e 15-vjeçarit pasi kishte fjetur me të pas një mbrëmje çmimesh sportive të shkollës së mesme Buckinghamshire.
Barber e cila i tha policisë se llogaria e saj në Snapcaht duhet të jetë hakeruar, ka mohuar një seri akuzash që përfshijnë edhe 15-vjeçarin. Drejtoresha e shkollës, Aylesbury Croën Court ka thënë se kishte zbuluar se mësuesja ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin kur fotot e saj topless ishin bërë virale.