Marrëdhëniet tregtare ShBA-Europë, Von der Leyen njofton takimin me Presidentin Trump
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi ditën e sotme (17 dhjetor) se do të takohet me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump në fillim të 2020-ës për të biseduar mbi mosmarrëveshjet tregtare.
Në një postim në profilin e saj në Twitter ajo shkruan se përmes këtij takimi synohet përmirësimi i marrëdhënieve tregtare mes ShBA-së dhe Evropës.
Kjo pasi Franca dhe disa shtete të tjera i vendosën taksa kompanive si Google, Facebook, Apple dhe Amazon. Ndërsa Presidenti Trump ka rritur taksat për produktet franceze si vera dhe shampanja.
Leyen nuk njofton për nje datë zyrtare për takimin.