Marrëveshja 7.6 mld dollarët/ Polonia blen sisteme raketore Patriot nga SHBA-ja

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se Shtetet e Bashkuara janë pajtuar t’i shesin Varshavës sisteme Patriot të mbrojtjes raketore.

Macierewicz tha se memorandumi për marrëveshjen është nënshkruar menjëherë pas arritjes së presidentit amerikan, Donald Trump, në Varshavë, për një samit të liderëve të Evropës qendrore dhe lindore.

“Më vjen mirë që mund ta jap këtë informacion në ditën e vizitës së presidentit Trump në Varshavë”, tha Macierewicz, raporton rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin mars, Polonia ka thënë se pret që të nënshkruajë marrëveshjen prej 7.6 miliardë dollarësh për blerjen e tetë sistemeve Patriot nga firma amerikane Raytheon deri në fund të vitit. Sistemi Patriot zbulon, sulmon dhe shkatërron raketat hyrëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?