Marrëveshja e BE për emigracionin, Orban akuzon: Brukseli po abuzon me pushtetin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar pas marëveshjes së arritur në Këshillin e Bashkimit Evropian për emigracionin.

“Kur vjen puna te emigrantët, Brukseli po abuzon me pushtetin. Ata duan që rivendosin emigrantët në Hungari me forcë“, janë akuzat të bëra në Facebook. Për të është e papranueshme që BE kërkon të “përdorë forcë për ta transformuar Hungarinë në një vend emigrantësh”.

Vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje të madhe për të rinovuar politikën e emigracionit dhe azilit të bllokut, që i hap rrugën futjes së rregullave të reja për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve.

SHKARKO APP