FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja e klimës, SHBA dorëzon njoftimin zyrtar të tërheqjes nga pakti

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur hapin e parë drejt tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, pasi Departamenti i Shtetit ka dorëzuar një njoftim zyrtar për largimin, në adresë të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, ky lajmërim shihet më shumë si një akt simbolik, pasi procesi i plotë i shkëputjes nga pakti mund të përfundohet vetëm në vitin 2020.

Administrata Trump ka dorëzuar njoftimin e parë të shkruar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit e arritur në vitin 2015 sa i përket klimës. Por në këtë njoftim për Kombet e Bashkuara, Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron se Uashingtoni zyrtar do të mbetet i angazhuar në procesin e bisedimeve të ardhshme për ndryshimet klimaterike. Presidenti Donald Trump u kritikua ashpër në arenën ndërkombëtare, kur në qershor lajmëroi qëllimet e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga akordi historik për klimën. Ai tha se pakti “dënonte” SHBA-në dhe mund t’i kushtonte vendin e punës miliona amerikanëve.
Sidoqoftë, ky njoftim për tërheqjen shihet më shumë si simbolik, pasi asnjë komb që kërkon të dalë nga ky pakt, nuk mund ta shpallë zyrtarisht këtë qëllim deri në 4 nëntor 2019. Procesi i largimit kërkon një tjetër vit, që do të thotë se shkëputja nuk do të jetë e përfunduar deri vitin 2020, kur Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një president i ri mund të vendosë ribashkimin me këtë marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?