Marrëveshja “historike”, 200 shtete heqin dorë gradualisht nga nafta, gazi e qymyri
200 shtete të botës thanë PO në samitin global të klimës COP28, për ti dhënë fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara. Presidenca e Samitit global për Klimën COP28, pas dy javësh negociata në Dubai arrit këtë marrëveshje historike në 30 vjet, për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe qymyri, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë.
Synimi i kësaj marrëveshjeje është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse.
Në të bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të rinovueshme deri më 2030, që të rriten përpjekjet për ta zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe që të punohet drejt dekarbonimit të industrive.
Djegia e lëndëve djegëse fosile, si nafta, gazi dhe qymyri, është shkaku kryesor i efektit serrë dhe ngrohjes globale duke çliruar shumë gazra që shkaktojnë ndryshime negative në atmosferën e Tokës që çojnë në rritje të temperaturave globale.