Marrëveshja për mineralet, Shtëpia e Bardhë: Trump pret që Zelensky ta nënshkruajë

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt foli për marrëveshjen e mineraleve të propozuar nga presidenti Donald Trump për Ukrainën. Leavitt tha se nuk ka pasur “përditësime të rëndësishme” mbi marrëveshjen që kur Trump foli për mediat dje, por ajo përsërit qëndrimin e Presidentit.
“Është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet, ai pret që Volodymyr Zelenskyy ta nënshkruajë marrëveshjen”, thotë ajo. Ukraina është përballur me presion nga administrata Trump për të nënshkruar një marrëveshje për aksesin në mineralet e saj të rralla. Trump ka thënë se ndihma ushtarake dhe ekonomike e SHBA-së në Ukrainë ka arritur në rreth 500 miliardë dollarë dhe në këmbim, ai dëshiron që SHBA të ketë akses në mineralet e Ukrainës me këtë vlerë.
Mesa duket Zelenskyy “nuk është gati” të nënshkruajë marrëveshjen e SHBA-së për shkak të një “numri çështjesh problematike”, me një draft që pretendonte se SHBA kishte kërkuar një pjesë prej 50% të mineraleve të rralla të Ukrainës.