Marrëveshja post-Brexit, BE paralajmëron Britaninë

Bashkimi Europian i ka dërguar Britanisë një letër që e njofton për shkeljen e marrëveshjes post-Brexit dhe i kërkon të rishikojë këtë konflikt deri në fund të muajit tetor. Marrëveshja e shkelur nënvizonte se Britania të hiqte dorë nga disa pjesë problematike të projektligjit për tregun e brendshëm, që mund të cenonin protokollin lidhur me Irlandën e Veriut.

”Siç e dini, ne i kishim ftuar miqtë tanë britanikë që deri në fund të shtatorit të hiqnin pjesët problematike të projektligjit të tyre të tregut të brendshëm. Ky projektligj është nga natyra një shkelje e detyrimit të mirëbesuar dhe përcaktuar nga marrëveshja e tërheqjes. Për më tepër nëse ky projektligj miratohet do të jetë në kundërshtim të plotë me protokollin lidhur me Irlandën. Afati për Britaninë mbaroi dje”,- tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, kjo mund të çojë në vendosjen e taksave për tregtinë në kufijtë e Britanisë dhe Irlandës që është pjesë e Bashkimit Europian. Letër-njoftimi ka hapur një proces zyrtar lidhur me polemikat e kësaj çështjeje, e cila mund të përfundojë me sanksione nga Bashkimi Europian kundër Britanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?