FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masa e Madridit, gjysmë milionë katalonas pushtojnë rrugët

Pothuajse gjysmë milionë protestues kanë mbushur rrugët e Barcelonës për të protestuar, pasi qeveria qendrore mori masa të rrepta për pavarësinë e Katalonjës.

Marshimi u bë kur u njoftua se u shkarkua qeveria e rajonit dhe do bëheshin zgjedhje të parakohshme. Forcat e policisë të Barcelonës njoftuar se 450 mijë njerëz kanë dalë në portestë, ku brohorisnin njëherazi ‘liri’dhe ‘pavarësi’.

Pjesa më e madhe e tyre mbante flamurin e Katalonjës për të kërkuar pavarësinë e vendit. “Ata kanë shkelur të drejtat tona. Mund të shkatërrojnë gjithcka, por ne do vazhdojmë të luftojnë,” – tha një nga protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Metro, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka njoftuar se zgjidhja e vetme është që të bëhen zgjedhje të reja brenda gjashtë muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?