Masakër në Bucha/ Civilë të vrarë në rrugë, qindra të tjerë në varre masive. Rusët po përdorin fëmijët si mburoja njerëzore
Varreza masive, trupa të pajetë të shtrirë në rrugë, është situata e masakrës që ka ndodhur nga rusët në qytetin e shkatërruar pas çlirimit, Buchës.
Ushtarët rusë po përdorin fëmijët ukrainas si mburoja njerëzore në automjetet e tyre për t’u mbrojtur gjatë tërheqjes së tyre nga kryeqyteti ukrainas dhe pjesë të tjera të vendit.
Flitet për karroca të vendosura përpara tankeve në fshatin Novyi Bykiv, afër Chernihiv, 100 milje në veri të Kievit.
Fëmijët u morën si pengje në një numër pikash të nxehta konflikti në të gjithë vendin për të siguruar që vendasit të mos jepnin koordinatat e lëvizjeve të armikut për forcat ukrainase.
Kryetari i bashkisë së Buchës, Anatoly Fedoruk, raportoi se ka pothuajse 300 njerëz të varrosur në varre masive.