Masakër në burg, 18 të vrarë nga lufta mes bandave

Të paktën 18 të burgosur humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën nga trazirat që shpërthyen në një burg në Honduras. Ngjarja ndodhi të premten, ndërsa është vetëm një nga trazirat më të fundit që ka ndodhur në burgjet e vendit kohët e fundit.

Kjo vjen si pasojë e dhunës së bandave dhe mbipopullimit të burgjeve. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, duke transferuar aty forcat e sigurisë, të cilat kanë marrë në kontroll institucionet.

Institucionet e dënimit në Honduras mbajnë më shumë se 20 mijë të burgosur ndërkohë që kapaciteti i tyre është vetëm për 8 mijë të tillë. Sherret në qeli janë të zakonshme për shkak se bandat luftojnë për kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?