Masakra me 9 viktima, Vuçiç flet për autorin 14 vjeçar: Ishte nxënës i mirë, por të gjithë e shmangnin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për masakrën ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe rojen e sigurisë. Vuçiç tha se i mituri ishte ndër nxënësit më të mirë por ishte shmangur nga pjesa më e madhe e shokëve të klasës.

Presidenti serb shprehet se prindërit i kërkonin 14 vjeçarit vetëm rezultate të mira në shkollë dhe ky i fundit nisi të binte nga mësimet pas një pëlqimi që kishte pasur për një vajzë. Ndërsa pasi nuk arriti të përshtatej në klasën e re ku u transferua, vendosi të kryejë aktin e rëndë.

“Ai ishte nxënësi më i mirë dhe të gjithë e shmangnin. Kërkoi një transferim ku kishte tre shokë dhe ia doli mirë. Prindërit i kërkonin vetëm rezultate të mira në shkollë. Dhe rezultate disi më të dobëta kishte vetëm kur ishte i dashuruar. Ai nuk ia doli mbanë as në klasën e re dhe vendosi të bënte një akt monstruoz”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?