Masakra në Florida, i riu pranon vrasjen e 17 personave në gjimnaz

19-vjeçari Nikolas Kruz ka pranuar vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida. I riu është paraqitur në gjykatë, ku ka rrëfyer autorësinë e masakrës që tronditi të mërkurën Shtetet e Bashkuara dhe që rihapi debatin për përdorimin e armëve.

Adoleshenti i akuzuar për vrasjen e 17 personave në një gjimnaz në Florida të mërkurën, ka pranuar autorësinë e sulmit. Policia amerikane bëri me dije se 19-vjeçari Nikolas Cruz ka rrëfyer se ai ka hyrë në kampusin e shkollës, duke hapur zjarr ndaj nxënësve, përpara se të braktiste armën dhe të përpiqej të arratisej. Ai pranoi se mbante me vete armatime shtesë, përveç pushkës me të cilën kreu krimin. I riu është paraqitur në gjykatë me 17 akuza për vrasje me paramendim, teksa sulmi është konsideruar si masakra më e rëndë në shkollat amerikane që prej vitit 2012.

19-vjeçari Nikolas Cruz ishte përjashtuar nga gjimnazi Marjory Stoneman Douglas dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë si një person “të çuditshëm” me një pëlqim për armët. Ky interes i të riut reflektohej edhe në profilet e tij në mediat sociale, që sipas autoriteteve kishin përmbajtje shqetësuese. Prej kohësh, jo vetëm mësuesit e Cruz, por edhe Byroja Federale e Hetimit ishin në dijeni të rrezikut që kanoste adoleshenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi në fjalë ka rindezur sërish debatin për përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Shumë politikanë demokratë, të shqetësuar nga nivelet e larta të dhunës së armatosur në vend, kanë propozuar forcimin e rregullave dhe ligjeve që kontrollojnë armët e zjarrit. Por republikanët nuk kanë pranuar të hyjnë këtë debat. Madje presidenti Donald Trump, në një fjalim drejtuar popullit pas kësaj ngjarjeje, nuk përmendi asnjëherë fjalën “armë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?