Masakra në Las Vegas, ISIS: Autori u konvertua! SHBA e mohon
Pak orë pas tragjedisë së ndodhur në Las Vegas, nëpër rrjetet sociale disa llogari, që mendohet se janë të afërta me ISIS-in publikuan një lajm, që autoritetet amerikane e mohojnë. Sipas këtij lajmi, Stephen Paddock ishte konvertuar në mysliman para disa muajsh.
Kjo u përhap me shpejtësi nga mediat amerikane, aq sa detyruan autoritetet vendase që të dalin me një deklaratë e të njoftojnë me bindje se autori i masakrës që la 58 të vdekur dhe 200 të plagosur nuk ka lidhje me ekstremizmin islamik.
“Nuk ka asnjë të dhënë, asnjë fakt a provë që të lidhë vrasësin e Las Vegasit me grupe terroriste ndërkombëtare”, thanë autoritetet amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

