Masakra në Las Vegas, ky është “simbol i shpirtit amerikan”. Shihni çfarë i bën agresorit (Video)

Veprimi i një burri mes turmës në koncertin në Las Vegas ku ndodhi edhe sulmi me armë zjarri, ku u vranë 59 persona, është bërë viral në rrjetet sociale.

Në një video të shpërndarë në mediat ndërkombëtare shihet duke qëndruar në këmbë derisa dëgjohen të shtënat me armë dhe i nxjerr gishtin e mesit agresorit.

Tashmë ky djalë është bërë “simbol i shpirtit amerikan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Stephen Paddock vrau të paktën 59 njerëz dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë, pasi qëlloi me mitraloz dhe armë të tjera nga kati i 32-të i një hoteli. Ndërkohë, autoritetet amerikane raportuan dje se deri më tani nuk gjetën asnjë lidhje të agresorit me Shtetin Islamik.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?