“Masat kufizuese ende në fuqi”, Johnson: Mos kini frikë nga vaksina

Kryeministri Boris Johnson ka shuar zërat për sigurinë e vaksinës, duke sqaruar britanikët se vaksina është e efektshme dhe e sigurt.

Edhe pse vaksina i ka siguruar këto dy komponentë, ndryshimi i situatës pandemike në Britani do të vijë ngadalë, duke bërë që masat kufizuese ende të qëndrojnë në fuqi.

Ndër të tjera, nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë Johnson e ka cilësuar si një hap progresiv të madh duke nxitur kështu britanikët drejt kryerjes së vaksinës.

“Njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe, në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut po marrin vaksinën për herë të parë dhe ajo do të do të sjellë një ndryshim të madh, gradualisht. Por dua të theksoj, ndryshimi do të vijë gradualisht, pasi ende nuk e kemi mundur virusin. Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë. Në shumë pjesë të vendit infektimet vijojnë të rriten, edhe pse pas masave shtrënguese të nëntorit situata është përmirësuar ndjeshëm. Nuk mund ti lejojmë vetën lehtësim të kufizimeve në këtë moment. Prandaj mesazhi im është së nisja e vaksinimit të popullsisë është diçka e mrekullueshme por është herët të flitet për heqje të kufizimeve. Atyre që kanë frikë nga vaksina do t’u thoja, të mos kenë. Pamë personat e para që morën vaksinën këtë mëngjes, dhe shumë të tjerë do të vijojnë ta marrin gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim. Nuk ka asgjë për të qenë të shqetësuar, vaksina është e sigurtë, është e mirë për ju dhe për të gjithë vendin”, ka thënë Boris Johnson.

SHKARKO APP