FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masat kundër terrorizmit, BE propozon kontrolle kufitare për zonën Schengen

Komisioni Evropian propozoi sot ndryshime të rregullave në hapësirën Schengen, duke parashikuar mundësinë e rivendosjes së kontrolleve kufitare deri në një periudhë trevjeçare, në disa raste të veçanta, për t’i bërë ballë kërcënimeve kundër terrorizmit.

Sipas rregullores aktuale, kryerja e kontrolleve në rast të një “kërcënimi potencial” ndaj rendit publik apo sigurisë së një vendi nuk mund të tejkalojë gjashtë muaj, apo përjashtimisht dy vite, në rast të koasit të konstatuar në kufijtë e jashtë të BE, si në rastin e pikut të krizës migratore.

Ky njoftim vjen para përfundimit të afatit në javët e ardhshme të të gjitha përjashtimeve të përkohshme që zotërojnë disa vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë për të kryer kontrolle kufitare në zonën e lëvizjes së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shteteve anëtare duhet t’u lejohet për të vepruar në rast të situatave të jashtëzakonshme, kur përballen me kërcënime serioze”, u shpreh zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans cituar në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?