Masat ndaj koronavirusit: edhe Spanja mbyll shkollat, situata në vendet e tjera europiane
Edhe Spanja ka mbyllur shkollat dhe universitetet në rajonin e Madridit. Eshtë bërë e ditur se nuk do të punojnë për dy javë. Kjo po cilësohet si masë parandaluese në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Për këtë arsye mbi 1.2 milionë nxënës dhe studentë do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e masa të njëjta kanë ndërmarrë edhe autoritet e rajonit Bask.
Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, 71-vjeç u është drejtuar gazetarëve në tarracën e katit të parë të shtëpisë së tij, duke porositur se do të qëndrojë në vetëizolim për dy javët e ardhshme, edhe pse testet e bëra kanë rezultuar se ai është negativ, që do të thotë se nuk është prekur nga koronavirusi.
E tërë Italia nga sot është një “zonë e kuqe” për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kryeministri italian Guiseppe Konte, ka deklaruar mbrëmë se masat e vëna në veri të Italisë për shkak të virusit do të zgjerohen nga sot në tërë Italinë.
Numri i të infektuar me koronavirus është rritur për dy, kështu Sllovenia tani numëron 25 persona të prekur. E pesë anëtarë të Kongresit amerikane prej sot janë futur në vetëizolim, e në mesin e tyre janë dy Republikanë që kanë qenë në kontakt me presidentin Donald Trump.
Marketet nëpër Britani të Madhe kanë kufizuar qytetarët sa i përket blerjes së numrit të artikujve ushqimorë, kjo për faktin se ka mjaftueshëm dhe me këtë veprim nuk ka nevojë të krijohet panik.