Masat ndaj koronavirusit, qeveria: Britania e Madhe e mbyllur deri më 7 maj

Qeveria britanike është e vendosur për të shtyrë deri në 7 maj bllokim e vendin si masë ndaj koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga “Times”, e cila duke cituar burime pranë qeverisë shkruan se ditën e enjte ministri i Jashtëm Dominic Raab do të bëjë me dije masat e reja dhe bllokimin e vendin të paktën deri më 7 maj.

Dominic Raab, ministri i jashtëm në Britaninë e Madhe zuri vendin e Boris Johnson pasi ky i fundit prej marsit rezultoi me COVID-19. Pas një qëndrimi 1 javor në spital dhe pasi mori mjekimet e duhura ai tashmë ndodhet në shtëpinë e tij, duke u shëruar plotësisht.

Britania e Madhe qëndron e mbyllur që prej datës 23 mars prej koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar 88 621 raste, nga të cilat 11 329 persona kanë humbur jetën.

SHKARKO APP