Mashtroi Hilteri me vdekjen në 1945? Shkrimtari: Jetoi edhe 26 vite në…

Diktatori Adolf Hitler, duket se “ka mashtruar” edhe me vdekjen e tij. Artikuj të ndryshëm, të botuar prej kohësh, nënvizojnë se Hitleri u arratis dhe iku në Amerikën e Jugut, ku jetoi 26 vite  “pas vdekjes” më 1945, së bashkë me shokët të tij nazistë.

Referuar pretendimeve, të cilat theksojnë se kufoma e gjetur nuk ishte e Hitlerit por e një të moshuari nga Paraguaj, e cila u përdor si karrem për vdekjen e diktatorit Gjerman, është shprehur historiani Abel Basti.

Në librin e tij të titulluar, “Hitleri në mërgim”, shkrimtari Adel Basti shkruan se Hitleri ka ndërruar jetë më 3 Shkurt të vitin 1971 në Paraguai. Basti pretendon se i moshuari nga Paraguaj, u la në bunkerin e Berlinit, ku u gjet kufoma e pretenduar e Hitlerit.

Duke përdorur dokumente të deklasifikuara të FBI-së, historiani gjeti një raport të datës 4 shtator 1944 në të cilin thuhet se: “Argjentina heshti pavarësisht nga të gjithë akuzave se u bë një destinacion për Hitlerin, ku ai arriti të fluturonte 7,375 milje nga Berlini në aeroplan, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim”.

Ai gjithashtu pohon se Eva Braun, gruaja e Hitlerit që për të cilën u tha se kryeu vetëvrasje duke u helmuar, edhe ajo iku bashkë me të në Amerikën e Jugut.

Basti është i bindur se ajo jetoi në qytetin e Bariloche para se të jetonte në Buenos Aires. Teoricienët e konspiracionit kanë argumentuar prej vitesh që Hitleri u arratis nga Gjermania dhe u strehua në Amerikën e Jugut.

Dokumentet e FBI-së janë përdorur edhe nga ekipi i ish-hetuesve të CIA-s, në një dokumentar i cili pretendonte të kishte prova se Hitleri nuk u var në bunkerin e tij nëntokësor.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP