Mateo Salvini i gatshëm për të marrë pushtetin i vetëm: Kandidoj për kryeministër!
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më herët, Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Koalicioni mes Lega Nord dhe lëvizjes 5 Yje mund të prishet duke shkaktuar zgjedhje që mund të sjellin një pushtet një qeveri e kryeministër tjetër.
Zëvëndëskryeminstri dhe ministri i Brendshëm Mateo Salvini ka deklaruar se do t’u kërkojë italianeve që t’i japin atij pushtetin që duhet për t’i bërë gjërat. Ai është shprehur se do të kandidojë për kryeministër i Italisë.
Prishja e koalicionit qeverisës u pranua si fakt edhe nga kryeministri Conte që tha se Salvini e ka njoftuar për qëllimet e tij që t’i japë fund koalicionit dhe të ndërpresë këtë eksperiencë qeverisëse.
Në fakt, kjo lëvizje pritej pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Lega Nord doli me rezultate më të larta sesa aleatja qeverisëse Lëvizja 5 Yjet.