Mattarella: Mjekët po e paguajnë me jetë përkushtimin ndaj Covid-19

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ka reaguar Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për mjekët, që në këto ditë tejet të vështira të pandemisë botërore janë në vijën e parë të luftës.

“Mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët, asistentët dhe studiuesit që janë në vijën e parë. Ata punojnë deri në kufirin e forcës së tyre dhe shumë prej tyre e kanë paguar me jetë”, është shprehur Presidenti i Italisë.

Bilanci i viktimave në Itali në radhën e bluzave të bardha është me të vërtetë tragjik, pasi kanë ndërruar jetë 94 mjekë. Deri tani janë prekur mbi 6549 pjesëtarë të stafit mjekësorë, nga të cilët 1049 janë prekur vetëm 4 ditët e fundit.

SHKARKO APP