Matteo Salvini përfundon në spital

Matteo Salvini, lideri i Lega dhe ish-ministër i brendshëm i Italisë është ndier keq teksa shkonte në Trieste për funeralin e Pierluigi Rotta e Matteo Demenego, dy policët e vrarë në kuesturë më 4 tetor.

Salvini, sipas asaj që raporton ANSA, pas uljes në aeroportin Ronchi – Trieste, u transportua menjëherë në spitalin San Polo në Monfalcone (Gorizia), ku iu nënshtrua analizave të rastit.

Nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë dhe ai doli nga spitali për të vazhduar drejt Trieste. ANSA citon mjekët që thonë se bëhet fjalë për dhimbje veshkash.

Salvini falënderoi mjekët e Monfalcones dhe shprehur keqardhjen që nuk mundi të ishte i pranishëm në lamtumirën e fundit të dy policëve të vrarë.

SHKARKO APP