May drejt SHBA-ve: Me Trump mund të drejtojmë sërish botën
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund “ta drejtojnë sërish botën” së bashku. Kështu është shprehur kryeministrja britanike Thereza May, e cila ka ndër mend ta konfirmojë këtë gjë gjatë qëndrimit e saj në vizitën në SHBA, ku duhet të takojë presidentin e ri Donald Trump.
May pritet të shkojë mbërrijë në Filadelfia, ku do të flasë në një plate me republikanë, mes të cilëve do të jetë edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë, për të pohuar që dy vendet tradicionalisht “miq të vjetër”, duhet të forcojnë lidhjet e tyre.
Sa i takon Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trump, Britania e Madhe dhe SHBA-të mund “të zbulojnë besimin reciprok për të drejtuar sërish së bashku” komunitetin ndërkombëtar. Me këtë takim të afërt të të saj, May do të jetë liderja e parë e huaj që do të takojë presidentin e ri amerikan.
Siç e kërkon tradita, në kësi rastesh zyrtare, May do t’i dërgojë një dhuratë Trumpit: një pjatë relike skoceze. Për Melaninë, ajo ka përgatitur një shportë të madhe të produkteve “Chequers” (rezidenca ku qëndron kryeministri britanik), duke përfshirë tortën e famshme “Bakwell”.
Dy liderët do të takohen në studion ovale dhe duket se në rend të ditës do të ketë diskutime mbi marrëveshje të rëndësishme tregtare post-Brexit. Dhe ndërsa May pritet të kalojë oqeanin, qeveria angleze do të paraqesë një ligj mbi nenin 50 në Parlament, që i hap rrugën formalisht procesit të daljes së vendit nga Bashkimi Europian.
KOHA JONË SONDAZH

