Mbështetësit protesta – Dënimi i gurusë dhunë në Indi, 30 të vdekur dhe qindra të plagosur

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në Indi pas protestave që bëhen për dënimin e një guruje.

Dhuna ka shpërthyer në shtetin Haryana pasi më shumë se 100 mijë mbështetës protestuan ndaj gjykatës, që e dënoi për përdhunimin e dy vajzave në selinë e grupit të tij Dera Sacha Sauda.

Gurmeet Ram Rahim Singh është vetëshpallur shenjtor në vend dhe hap shpesh debate kundër homoseksualitetit e temave të tjera rreth seksualizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra suportues të tij kanë sulmuar të gjithë sapo kanë dalë nga gjykata, përfshirë gazetarët. Guruja popullor ka mohuar që të ketë përdhunuar dy femra në 2002, por ka qëndruar pas hekurave deri në seancën e rradhës me 28 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të zemëruar nga vendimi, protestuesit sulmuan gazetarët televizivë duke i thyer xhamat e mjetet transmetuese. Ata i vunë flakën dy stacioneve hekurudhore, shkatërruan një sërë makinash, ndërsa forcat policore po mundohen që të marrin kontrollin duke gjuajtur me bombola gaz lotsjellës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?