Mbetën të bllokuar për shkak të stuhisë, infermierët u japin vaksinat anti-Covid kalimtarëve

Punonjësit e shëndetësisë në Oregon të SHBA-ve, të cilët të enjten mbetën të bllokuar për shkak të stuhisë së madhe të borës, kanë shpërndarë pjesën e mbetur të vaksinave kundër Covid-19 shoferëve të veturave në afërsi të rrugës si dhe kalimtarëve të rastit.

Gjithçka u bë me qëllim që ato të mos shkatërrohen për shkak të se për pak do t’ju skadonte afati.

Ekipi kishte gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19 që i kishin marrë nga klinika, e ishin planifikuar t’i  shpërndanin në nëj qendër në Grants Pass, por reshjet e borës nuk i lejuan që të përmbushnin misionin e tyre dhe kështu ata i shpërndanë para se dozave t’u skadonte afati.

“Duke mos dashur që ato të shkojnë dëm, ata filluan t’i afrohen çdo veture që ishte afër tyre, duke u ofruar shoferëve dhe pasagjerëve mundësinë që të marrin vaksinën”- ka bërë të ditur departamenti për shëndetësi.

Rreth 20 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë ishin pjesë e grupit përfshirë Christy Syedlecky, familja e të cilës kishte kryer një lloj kursi për dhënien e vaksinave, që gjithashtu ishte dëshmitare e procesit të dhënies së tyre në mes të rrugës

SHKARKO APP