Mbi 1 500 viktima në Britani, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot 1564 viktima të tjera nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që kur filloi pandemia.
Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, kjo në 8 janar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.
47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.