Mbi 11 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën. Shtetet më të prekura

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 11 milionë.

Gjithsej 11,010,167 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.837.189 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.501.353), Rusia (667.883), India (627.168), Spanja (297.183), Peruja (292.004), Kili (284.541), Britania (283.757), Italia (240.961), Meksika (238.511), Irani (232.863) dhe Pakistani (221.896).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 202.284.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Arabia Saudite (197.608), Gjermania (196.717), Afrika e Jugut (168.061), Franca (166.378), Bangladeshi (153.277), Kolumbia (106.110), Kanadaja (104.772) Katari (97.897), Kina (83.542), Egjipti (71.299), Suedia (70.639), Argjentina (69.941), Bjellorusia (62.698), Belgjika (61.727), Ekuadori (59.468), Indonezia (59.394), Iraku (53.708) dhe Holanda (50.335).

Deri më tani jetën kanë humbur 524.406 persona dhe rreth 6,2 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

SHKARKO APP