Mbi 170 viktima/ OBSH-ja shpall emergjencën globale nga virusi kinez

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur emergjencën globale, pasi virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa bëri njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë. Shqetësimi është se virusi kinez mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Nga virusi kinez kanë humbur jetën mbi 170 persona, ndërsa mijëra janë infektuar. Virusi nuk ka shkaktuar viktima vetëm në Kinë, por është përhapur edhe në vende të tjera duke ngritur alarmin.

SHKARKO APP