Mbi 18 mijë raste të reja dhe 414 viktima nga Covid-19 në 24 orë
Bota E Enjte, 7 Janar 2021 18:41
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 18 020 raste të reja nga 121 275 tamponë të kryer. Shteti fqinj sot raportoi një bilanc më të lehtë krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 20 331 raste të reja me Covid-19. Sa i përket fataliteteve, në harkun kohor të 24 orëve kanë ndërruar jetë 414 persona, duke e çuar në 77 291 numrin total të fataliteteve. Ditën e djeshme ishin 548 të vdekur.