Mbi 20 000 raste infektimi me COVID-19 në Suedi

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në Suedi kapërceu sot pragun e 20 000 rasteve, me 681 infektime të tjera, sipas “The Guardian”.

“Nga përditësimi më i fundit deri më tani janë regjistruar 20 302 raste me COVID-19”, njoftoi Agjensia e Shëndetit Publik.

Në vend u raportuan edhe 107 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga COVID-19 në 2 462.

Suedia, e cila nuk ka marrë masat kufizuese të rrepta, të vëzhguara në vende të tjera të botës, numëron deri më tani edhe 1 005 të shëruar.

SHKARKO APP