Mbi 260 të infektuar dhe 49 viktima nga koronavirusi në Itali

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar edhe 262 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve në vend rritet në 238,273. Nga ana tjetër, vendi ka konfirmuar edhe 49 viktima të tjerë, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 34,610.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani, nga koronavirusi në vendin fqinj janë shëruar 182,453 persona kurse raste aktive mbeten 21,212.

Italia është tashmë vendi i tetë më i prekur nga pandemia në botë, ndërsa kritika situata mbetet në SHBA, Brazil, Rusi dhe Indi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?