Mbi 3 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën, por ulet ndjeshëm numri i të prekurve

Ka shkuar në mbi 3 mijë, numri i personave që kanë humbur jetën në barë botën nga koronavirusi. BBC shkruan se ditën e sotme në Kinë janë regjistruar 42 raste vdekjesh nga virusi vdekjeprurës.

Bëhet e ditur se rreth 90 përqind e të vdekurve janë nga Hubei, vatra nga ku u përhap virusi. Ndërkohë, në Iran janë raportuar 50 viktima, ndërsa në Itali mbi 30.

Ndërkohë, numri i personave të prekur nga ky virus në të gjithë botës është mbi 90 mijë.

Nga ana tjetër, vijon të ulet me ritme domethënëse, numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës.

Autoritetet në Kinë kanë mbyllur një nga spitalet e improvizuara për të prekurit nga koronavirusi.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar më pak se 200 raste të reja me Covid-19.

Shumë rajone në Kinë deklaruan se do të ulin shkallën e emergjencës pas vlerësimeve se rreziku është zvogëluar ndjeshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri me dije se epidemia në Kinë, arriti kulmin mes 23 janarit dhe 2 shkurtit dhe që atëherë rastet kanë rënë ndjeshëm.

SHKARKO APP