Mbi 3 miliardë euro pasuri, kush është biznesmeni i njohur dhe familja e tij që ndërruan jetë pas rrëzimit të avionit në Milano

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një avion i vogël privat u rrëzua në Milano, e për pasojë vdiqën të 8-të personat që ndodheshin në bord.

Avioni u rrëzua të dielën, disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Linate, teksa ishte planifikuar të udhëtonte për në Olbia të ishullit italian të Sardenjës.

Mediat italiane bëjnë me dije se në avion po udhëtonte miliarderi rumun Dan Petrescu së bashku me familjen e tij.

Petresku është një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë dhe kindodhej në avion së bashku me djalin e tij Dan Stefan Petrescu, 30 vjeç, gruan e tij Regina Petrescu, 65 vjeçe dhe miqtë e familjes.

Djali i Petrescut, Dan Stefan Petrescu

Filippo Nascimbene, gruaja e tij Claire Alexandrescou, djali i tyre njëvjeçar Rafael dhe nëna e saj Miruna Anca Wanda Lozinschi, u vranë gjithashtu në tragjedi.

Filippo Nascimbene, gruaja e tij Claire Alexandrescou

Nascimbene ishte një biznesmen me origjinë italiane, ndërkohë që gruaja dhe nëna e tij ishin franceze.

Gjithashtu në aeroplan ishte dhe shoku kanadez i djalit të tij, 36-vjeçari Julien Brossard. Personi që shihni në foton e mëposhtme.

Avioni i tyre ishte duke shkuar drejt ishullit të Sardenjës për të vizituar nënën 98-vjeçare të Petreskut në vilën e familjes.

Miliarderi rumun, i cili gjithashtu mbante kombësinë gjermane, drejtonte një firmë të madhe ndërtimi si dhe zotëronte një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare.

Sipas gazetës rumune Adevarul, Petresku zotëronte një pasuri me vlerë plotë 3 miliardë euro.

Zjarrfikëset kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por piloti dhe pasagjerët kanë ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes së avionit.

SHKARKO APP