Mbi 30 të vdekur në SHBA nga zjarret
Të paktën 30 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret që po shkatërrojnë bregun perëndimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa autoritetet janë të frikësuara për shumë persona të tjerë që dyshohen të zhdukur.
Shtetet më të prekura janë Kalifornia, Uashingtoni dhe Oregoni, ku situata duket shumë më e rëndë, ku një zyrtar i shërbimit të urgjencës ka ngritur alarmin se shteti duhet të përgatitet për një katastrofë vdekjeprurëse.
“Gjithçka është zhdukur, duket si një zonë lufte”, është shprehur Nailah Garner për CNN, e cila ka humbur gjithçka. Zjarret nisën rreth 3 javë më parë, duke djegur miliona hektarë, duke shkatërruar mijëra shtëpi e duke detyruar me mijëra persona të evakuohen.