Mbi 300 mijë persona në të gjithë botën e kanë humbur betejën me koronavirusin

Që në fillim të pandemisë e deri më tani, koronavriusi u ka marrë jetën mbi 300,000 personave në të gjithë botën. Sipas të dhënave të paraqitura në worldometers, në të gjithë globin nga koronavirusi kanë humbur jetën 300,791 persona.

Ndërsa, si të infektuar rezultojnë 4,488,310 njerëz nga e gjithë bota, prej tyre të shëruar janë 1,688,773.

Deri më tani, shteti më i prekur nga Covdid-19 rezulton të jetë SHBA ku numërohen 1,439,715 të infektuar dhe 85,768 viktima. SHBA-të ndiqen nga Spanja me 272,646 të infektuar dhe 27,321 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë është tashmë Rusia me 252,245 persona të infektuar dhe 2,305 të vdekur.

Kujtojmë këtu se OKB ka deklaruar më herët gjatë ditës se jeta mund të mos kthehet më formën që ka qenë përpara koronavirusit. Ndërsa OBSH ka theksuar se situatën mund ta zgjidhte gjetja e një vaksine në kohë të shkurtër.

SHKARKO APP