Mbi 300 mijë persona shkelën karantinën në Britani

Gati një e treta e njerëzve që mbërrijnë në Angli dhe Irlandën Veriore pasi shpërtheu varianti Delta i koronavirusit mund të kenë thyer rregullat e karantinës. Më shumë se 300,000 raste iu kaluan hetuesve midis marsit dhe majit, sipas shifrave të raportuara nga BBC.

Qeveria nuk ishte në gjendje të thoshte se sa prej tyre u zbuluan se kishin thyer rregullat ose nuk mund të gjurmoheshin. Zyra e Brendshme ka thënë se synon të bëjë vizita në shtëpi për të gjithë udhëtarët që dyshohen se nuk i respektojnë rregullat.

Por sekretari i Laburistëve, Nick Thomas-Symonds tha se shifrat e marra nga BBC “konfirmojnë frikën tonë më të keqe” në lidhje me “politikën e dobët të kufirit” të qeverisë. Ai akuzoi Home Office për “neglizhencë të madhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?